Masoud Pezeshkian ka thënë se problemet e kryeqytetit të vendit nuk mund të zgjidhen, prandaj kërkon të zhvendosë qendrën në brigjet jugore të vendit.
Dje në një fjalim presidenti Pezeshkian, i ardhur në post në korrik, sugjeroi se nuk ka kuptim të zhvillohet Teherani, prej numrit të madh të vështirësive me të cilat qyteti përballet.
Ai përmendte mangësitë e kryeqytetit me “furnizimin me ujë, mungesën e tokës dhe ndotjes së ajrit”, sipas rrjetit vendas Javan Online.
“Teherani si kryeqytet i vendit përballet me probleme që nuk kanë zgjidhje”, kishte thënë presidenti, duke sugjeruar zhvendosjen e qendrës ekonomike e politike të vendit”.
Pezeshkian argumentonte se nuk mund t’i thoshte rezidentëve të largoheshin nga Teherani prandaj “qeveria od të largohet e para dhe më pas njerëzit do të na ndjekin”.