Kryeprokurori i Sudanit tha të shtunën se presidenti i larguar Omar al-Bashir do të dërgohet në gjyq së shpejti mbi akuzat e korrupsionit lidhur me tre dekadat e tij në pushtet.

Zyra e prokurorisë tha të enjten se Bashir, i cili u rrëzua nga pushteti përmes ushtrisë në prill pas disa muajsh protesta kundër sundimit të tij autokratik 30-vjeçar, ishte akuzuar për korrupsion pas një hetimi paraprak, shkruan Reuters.

Akuzat lidhen me “pasurinë e dyshuar të paligjshme dhe urdhrat emergjente”, tha zyra, pa dhënë më shumë detaje. Bashir tashmë është akuzuar edhe për nxitje dhe përfshirje në vrasjen e protestuesve të majit.

Prokurorët gjithashtu urdhëruan marrjen në pyetje të tij për dyshimin e pastrimit të parave dhe financimi grupeve të terroriste.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb