TIRANE- Presidenti i Senatit të Shteteve të Bashkuara, Orrin G. Hatch, ka uruar Ilir Metën me rastin e zgjedhjes së tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Në telegramin e urimit, senatori Hatch vlerëson kontributin e rëndësishëm të Shqipërisë për të siguruar stabilitetin në rajon, teksa shpreh besimin se së bashku me Metën do të avancohen objektivat e përbashkëta të dy kombeve tona.

Sakaq, senatori vlerëson edhe kontributin e Shqipërisë në NATO.

“President i zgjedhur i Republikës së Shqipërisë
I dashur President i zgjedhur:
Ju lutem pranoni urimet e mia të ngrohta për zgjedhjen tuaj.
Ju dëshiroj juve dhe popullit të Shqipërisë suksesin më të mirë ndërkohë që ju merrni Presidencën.
Ishte një kënaqësi e madhe t’iu takoja gjatë Inagurimit të Presidentit Trump. Mua më pëlqeu thellësisht biseda jone për reformën në drejtësi, trafikun e drogës dhe kauzën tonë të përbashkët për të mundur ISIS-in. Me të vërtetë, si një nga anëtarët më të rinj të NATO-s, unë e vlerësoj thellësisht kontributin e rëndësishëm të Shqipërisë për të siguruar stabilitetin në Evropën jugore, për të luftuar terrorizmin ne Irak dhe Afganistan, dhe për të këshilluar kombet që aspirojnë t’i bashkohen NATO-s.
Pres që të punoj me ju për të çuar përpara objektivat e përbashkëta të dy kombeve tona të mëdha.
Edhe njëherë urimet më të mira ndërkohë që ju ngjiteni në këtë post të lartë.
Sinqerisht
Orrin G. Hatch
Senati i Shteteve të Bashkuara”, shkruhet në mesazhin e urimit të senatorit amerikan.
takimi-2

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb