Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, bëri deklarata të martën në lidhje me axhendën e tij të jashtme gjatë një konference për shtyp të mbajtur në rezidencën e tij në Mara Lago, Florida.
Duke kujtuar se ai shmangi luftërat gjatë presidencës së tij të mëparshme, Trump theksoi rëndësinë e Turqisë në komentet e tij nëse ai do të tërhiqte trupat amerikane nga Siria dhe situatën e vazhdueshme në vend.
Presidenti amerikan , deklaroi se gjatë mandatit të tij të parë, ai mundi organizatën terroriste Daesh/ISIS në Siri dhe tërhoqi shumicën e trupave amerikane.Gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e Ankarasë në përgjigje të pyetjeve me situatën aktuale.
Duke theksuar rëndësinë e Turqisë për çështjet që lidhen me Sirinë, Trump tha: “Presidenti Erdogan është miku im dhe dikush që unë e respektoj. Besoj se ai më respekton gjithashtu mua.”
Kur u pyet nëse do të tërhiqte rreth 2000 ushtarë amerikanë në Siri, Trump shtoi se : “Nuk do t’ju them sepse është pjesë e një strategjie ushtarake. Megjithatë, mund t’ju them se kjo është një situatë e lidhur me Turqinë.
Balkan Web