TIRANE – Presidenti i Skënderbeut, Arjdan Takaj deklaroi pas ndeshjes historike të Skënderbeut se nëse kjo skuadër arrin fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve premioja do të jetë plot 1 mln euro. Takaj se kualifikimi për në play¬offin e Ligës së Kampionëve dhe kualifikimi në fazën e grupeve të Europa League janë një punë që ka nisur që pesë vjet më parë.
“Më erdhi mirë që sot realizuam një ëndërr që e kishim nisur para pesë vjetësh. Këto lloj ndeshjesh janë 180 minuta dhe fati ishte me ne. Gjithsesi, them se lojtarët u shpërblyen dhe rezultatet ishin të pastra”. –tha ai.
Duke folur për premion, Takaj tha se do të jetë 1 mln euro. “Premio do të jetë 1 mln euro, por këto nuk i jap unë por janë paratë që i kanë fituar vetë lojtarët”, tha presidenti i skuadrës korçare.
(er.nu/panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: