Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini viziton sot Shqipërinë.
Presidenti Pellegrini është pritur me ceremoni zyrtare nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndërsa kjo është hera e parë që një president sllovak ndodhet në Shqipëri.
Më pas dy presidentët kanë mbajtur edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
“Vizita sot është një piketë historike për marrëdhëniet mes dy vendeve tona, është hera e parë që një president i Sllovakisë viziton vendi tuaj. Kemi marrëdhënie të sinqerta për mbrojtjen, të lidhura me anëtarësinë në NATO.
Për shkak të kësaj vizite do të shtojmë dhe fuqizojmë bashkëpunimin,. Jam shumë i kënaqur që po vijojmë me bursa të studentëve shqiptarë në Sllovaki dhe presim të rriten edhe më shumë.
Shqipëria një destinacion i ri turistik për qytetarët sllovakë, shifra që po rriten vit pas viti.
Pa zgjerim të BE, përfshirë Ballkanin Perëndimor, Unioni nuk do të jetë i plotë.
Ne do të jemi aleatët tuaj për integrimin dhe një avokat i fortë i juaji në këtë rrugë.
Shqipëria ka bërë një progres të madh dhe vlerësojmë reformat dhe përmirësimin në të gjitha fushat”, tha Pellegrini.