Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot një takim me ministrin e deleguar të Francës për Çështjet Evropiane Benjamin Haddad.
Ai theksoi se vitet e fundit Shqipëria dhe Franca kanë patur një bashkëpunim në fushën e novacionit, infrastrukturës, arsimit, energjisë dhe sigurisë dhe mbrojtjes.
Vengu shtoi se për Shqipërinë është e rëndësishme mbështetja e Francës pë procesin e anëtarësimit në BE.
Postimi
Prita sot me kënaqësi Ministrin e deleguar të Francës për Çështjet Evropiane, z. Benjamin Haddad.
Vitet e fundit, nën lidershipin e Kryeministrit Rama dhe Presidentit Macron, marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës, veçanërisht pas vizitave të ndërsjella historike në Tiranë më 2023 dhe Paris më 2024 dhe nënshkrimit të marrëveshjeve të reja ndërqeveritare në vazhdën e Partneritetit Strategjik që lidh dy vendet tona, në fushat prioritare të inovacionit, infrastrukturës, arsimit, energjisë dhe së fundmi të sigurisë dhe mbrojtjes.
Nënvizuam mbështetjen që Franca i jep Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, rëndësinë shumë te veçantë që mbart për vendin dhe rajonin tonë zhvillimi i Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë më 16 maj, si edhe kënaqësinë për pjesëmarrjen e Presidentit Macron në samit dhe vizitën bilaterale të tij në Shqipëri.
(BalkanWeb)