SHKUP – President i Maqedonisë, Gjorge Ivanov nuk e ka vendosur ende nëse do të marrë pjesë në paradën ushtarake në Moskë, për të festuar 70-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Parada do të mbahet më 9 maj në Sheshin e Kuq në Kremlin, me rastin e fitores së fashizmit. Mediat maqedonase, duke cituar burime nga kabineti i presidencës, shkruajnë se, Ivanov do të njoftojë për vendimin në fillim të javës së ardhshme. Burimet shtojnë se, ai po e peshon vendimin, por tani për tani nuk ka shumë argumente në favor për të shkuar në paradë.

Data e fundit për marrjen dhe komunikimin e një vendimi është 27 maj. Ftesa për “superparadën” e 9 majit është refuzuar nga liderët e BE-së, Angela Merkel dhe David Cameron, për shkak të krizës së Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë. Edhe Shqipëria i ka kthyer përgjigje negative ftesës së Presidentit rus, Vladimir Putin, duke qenë në të njëjtën linjë me qëndrimin e partnerëve strategjikë. Ndërkaq, Presidenti serb, Tomislav Nikoliç dhe komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura e kanë pranuar ftesën e ministrit të Mbrojtjes së Rusisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: