Qeveria greke pas skandalit në sfidën PAOK-AEK ka marrë vendimin ekstrem në mesditën e sotme për të ndërprerë pa afat kampionatin helen.

Zv.ministri i Atletikës Georgios Vasiliadis pas një takimi që ka patur me kryeministrin e vendit, Alexis Tsipras, ka lajmëruar për vendimin e përbashkët që erdhi si pasojë e një ngarje tepër të rëndë.

“Për mëse 3 vite – ka thënë ai, – qeveria greke ndodhet në një betejë për të normalizuar situatën në kampionatin grek dhe në sektorin e futbollit në përgjithësi. Për arritjet që kemi bërë, duke marrë përsipër edhe koston politike, nuk do të lejojmë fenomene të tilla të së kaluarës, që na kthejnë pas”.

Sipas tij, do të ketë kontakte edhe me aktorë të të gjithë ekipeve, por edhe të UEFA-s, e kampionati nuk do të fillojë nëse nuk arrihet në një marrëveshje të rakorduar nga të gjithë, duke mos përjashtuar edhe një “Grexit” për futbollin grek, e thënë ndryshe mospjesëmarrje në kupat e Europës.
faa4a7e75aa6e30ee3a2d8391173f629
Kujtojmë që mbrëmë presidenti ruso-grek i PAOK, Ivan Savidis, u fut në fushë i armatosur duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes. Sot, së bashku me 4 truprojat e tij ai është shpallur në kërkim nga policia, por ende nuk janë gjetur.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb