Presidenti i Republikës Ilir Meta përmes një postimi në “Facebook” shkruan se me hidhërim të thellë ka marrë sot lajmin se në Irak, në një atentat të pabesë, janë plagosur disa ushtarë italianë në Irak.


Meta shprehet se lutjet shkojnë për ushtarët italianë, për një shërim sa më të shpejtë të tyre.


Postimi i Ilir Metës:


Me dhimbje të thellë dhe shumë shqetësim mora lajmin e plagosjes në një atentat të pabesë në Irak, të disa ushtarëve italianë.

Lutjet dhe mendimet e mia shkojnë për ta, me urimin për shërim sa më të shpejtë, si dhe për familjarët e tyre, në këto momente shumë të vështira! 🇦🇱🇮🇹

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb