Në Bashkinë e qytetit, në prani të përfaqësuesve të Parlamentit, pushtetit vendor, autoriteteve fetare dhe qytetarëve beratas, u zhvillua ceremonia e dhënies së dekoratave për disa nga sportistët më të shquar të Beratit.

Meta ne Berat (1)

Presidenti i Republikës vlerësoi me Titullin “Naim Frashëri” peshëngritësin dhe trajnerin Vasil Hoço dhe futbollistin e paharruar, tashmë edhe ai trajner Përparim Kovaçi. Ndërkaq me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” u nderuan ping-pongisti Ilir Shabanaj dhe volejbollistja e njohur e ekipit të ‘Tomorit’, Ollga Gjoku.

Meta ne Berat (3)

Meta ne Berat (2)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: