Në kuadër të Ditës Botërore të Aftësive Rinore, presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot shkollën profesionale “Rogacionistët” në Lezhë, të drejtuar nga At Antonio Leuci. Meta u njoh nga afër me zhvillimin e kurseve profesionale për përgatitjen e të rinjve e me rezultatet e punës dhe prodhimet e tyre.

Kreu i shtetit vuri në dukje se: ‘Një vizion, i pashoqëruar me veprim, mbetet një ëndërr’! Një nga problemet tona më të mëdha është që t’i mbajmë të rinjtë këtu në vendin tonë. Dhe jo vetëm kaq, por t’i mbajmë duke u dhënë një mundësi. Formimi profesional është mundësia më e mirë që u japim të gjithë të rinjve e të rejave për të filluar jetën me guxim e vetëbesim, me siguri e për ta ndërtuar atë në mënyrë të ndershme e të sigurt.”

Meta duke iu drejtuar kryesisht të rinjve, u shpreh se: “Në vitet e fundit është treguar një vëmendje edhe më e madhe për arsimin profesional, por jemi shumë larg asaj që duhet, sepse arsimi fiktiv i të rinjve ka qenë nja nga problemet tona kryesore pas viteve ‘90-të, dhe sidomos pa i orientuar drejt një profesioni të caktuar. Ndërkohë që është shumë e vlefshme për t’i edukuar e formuar të rinjtë me kurse sikurse ishte grupi për impiantin votovoltaik apo për shumë teknologji të reja, për të cilat ka nevojë dhe për të cilat tregu i punës ka një mungesë të madhe.”
thumbnail_4

thumbnail_3

thumbnail_2
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: