TIRANE- Presidenti Ilir Meta nuk dekreton ligjin për tarifat gjyqësore dhe ia kthen atë për rishqyrtim Kuvendit. Ndonëse ishte njoftuar kthimi i ligjit në Kuvend, “BalkanWeb” ka siguruar dokumentin e plotë të datës 22 nëntor ku sqarohen arsyet e këtij veprimi.

Së pari, niveli i tarifave, i parashikuar ne kete ligj, eshte here ne mungese te nje studimi te
thelluar dhe, ne krahasim me tarifat e sotme, ka nje rritje drastike dhe te menjehershme te
tarifave, gje e cila paraqet rrezik te larte per veshtiresimin e aksesit ne drejtesi per shtresat
ne nevoje
“, sqaron Presidenti.

Së dyti, mekanizmat e parashikuara ne kete ligj per mbrojtjen e shtresave te pamunduara te
shoqerise per te perballuar tarifat e reja gjyqesore, nuk jane te pershtatshme. Mungojne
dispozitat e qarta qe garantojne mbrojtjen e nevojshme. Dispozitat e miratuara ne kete
drejtim nuk garantojne sigurine ligjore
“,- theksohet ndër të tjera.

Një tjetër arsye pse Kuvendi e ktheu për rishqyrtim ishte se “parashikimet e ketij ligji nuk ndihmojne ne menyren e duhur per zgjidhjen e problematikes se financimit te pamjaftueshem te sistemit gjyqesor, megjithese ky ligj parashikon rritjen e tarifave ne sherbim“.

dokument 2
dokument 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: