TIRANE

Presidenti i Republikës  Ilir Meta, priti sot delegacionin e Konferencës Konsultative Politike të Popullit kinez, të kryesuar nga Nënkryetari  Zhang Qingli, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të Kuvendit të Shqipërisë.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera e tradicionalisht miqësore midis dy vendeve, si dhe shprehu kënaqësinë për vizitën e delegacionit të lartë kinez.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta, vlerësoi intensifikimin e shkëmbimit të vizitave në nivele të ndryshme politike, parlamentare dhe akademike në vitet e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb