Presidenti i Republikës Ilir Meta në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin, prezantoi piktorin 21-vjeçar Drini Sallaku. Meta tha se në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin, nën kujdesin e tij personal u përurua në mjediset e Institucionit ekspozita me 20 piktura të autorit 21-vjeçar, studentit me aftësi ndryshe, Drini Sallaku.

Meta vlerësoi se me rastin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, mesazhi ynë i përbashkët është për më shumë përkujdesje, dashuri dhe socializim për të gjithë fëmijët me autizëm, të cilët e meritojnë të gjithë përkrahjen tonë për të zhvilluar aftësitë e tyre.

Mesazhi i presidentit Ilir Meta

Shumë i lumtur të nisja ditën duke i uruar mirëseardhjen në Presidencë, Drini Sallakut, një student me aftësi ndryshe, por jashtëzakonisht i talentuar në pikturë.

Së bashku me shokët e shoqet e tij, si dhe me mësues të Liceut Artistik “Jordan Misja”, ne patëm kënaqësinë të përuronim edhe ekspozitën e 11-të të Drinit me 20 piktura, i cili tashmë ndihet i mirëintegruar në klasën dhe shkollën e tij.

Sot me rastin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, mesazhi ynë i përbashkët është për më shumë përkujdesje, dashuri dhe socializim për të gjithë fëmijët me autizëm, të cilët e meritojnë të gjithë përkrahjen tonë për të zhvilluar aftësitë e tyre.

Shoqëria shqiptare ka ende shumë nevojë për të rinj që shfaqin solidaritet dhe të cilët janë faktor i rëndësishëm për të sjellë ndryshimin e madh në kauzat sociale.

Falënderim të veçantë për nënën e Drinit, Edlirën dhe për të gjitha nënat e mrekullueshme që kujdesen me shumë dashuri për rritjen dhe edukimin e fëmijëve me aftësi ndryshe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb