Gjatë vizitës së tij ne Stamboll, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta pati një takim të veçantë me Presidentin e Republikës Islamike të Pakistanit Arif-Ur-Rehman Alvi me të cilin bisedoi për intensifikimin e marrëdhënieve dy dhe shumë palëshe dhe ato të ekonomike.

Presidenti Meta i uroi Presidentit Alvi suksese në detyrën e re si President i Pakistanit dhe e siguroi atë për vazhdimin e forcimit të bashkëpunimit tradicional midis dy vendeve tona, veçanërisht atyre në fushën ekonomike dhe shkëmbimeve tregtare.

Presidenti Meta inkurajoi Presidenti Alvi në angazhimin e tij kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, për t’i dhënë Pakistanit një rol të rëndësishëm për paqen në rajon. Të dy Presidentët u dakortësuan për të shkëmbyer vizita në nivelin më të lartë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb