PRISHTINË

Gjatë qëndrimit në Kosovë, kreu i shtetit Ilir Meta ka vizituar sot librarinë “Dukagjini” në Prishtinë dhe prej aty është shprehur se dashuria për libri dhe leximin po ndiqet me pasion të madh.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Presidenti i vendit me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”.

Kujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme së bashku me familjen, Meta ka qenë prezent në  Bjeshkët e Rugovës, ndërsa uroi të gjithë shqiptarët për një vit të mbarë dhe të begatë.

“Kënaqësi të vizitoja sot Librarinë “Dukagjini” në Prishtinë e të konstatoja një interes të madh për librin e leximin”, shkruan Meta.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb