TIRANË – Presidenti i Republikës do të shkojë nesër në Vlorë, për marrë pjesë në ceremonitë e organizuara me rastin e 28 Nëntorit, 102-vjetorit të Pavarësisë.

Në orën 10.00, Nishani do të jetë në në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë, ndërsa në orën 12.30, në Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të Krujes, në të cilën Presidenti do te zhvillojë Kuvendin “Historia i flet se ardhmes”.

Në mbrëmje, në orën 18.30, Presidenti do të dekorojë figura të shquara historike në Pallatin e Brigadave dhe në orën 19.30 do të japë pritjen për nder të Festës së Pavarësisë në Hotel Sheraton.

ar.sh/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: