TIRANË

Opozita parlamentare dhe maxhoranca kanë pasur debate sot në Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës referuar planit hetimor të shumicës. Ndërsa deputetët Alban Zeneli dhe Adriatik Alimadhi kanë kërkuar të pritet opinioni i Komisionit të Venecias dhe ngritja e Gjykatës Kushtetuese, kreu i Komisionit hetimor Ulsi Manja ka kërkuar të miratohet ky plan sot, ndërsa nëse është e nevojshme mund të ketë edhe zgjatje të afateve deri në ardhjen e opinionit të Venecias.

Alban Zeneli: Ne kemi qenë dakord që të hetohet Presidenti i Republikës, ka shkelur apo nuk ka shkelur Kushtetutën. përderisa ne e kemi marrë këtë hap dhe parlamenti e ka votuar me 100 vota, jo shkarkimin por hetimin e Presidentit të Republikës, ne kemi rënë dakord që Komisioni i Venecias duhet të sjellë një opinion.

Ne nuk mund të marrim vendim në bazë të raportit paraprak të kom të Venecias, ne duhet të presim raportin final të Venecias.

Pa ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese për mua është e papranueshme që në këtë Shqipëri të mësuar me vakancat institucionesh, këto vakanca janë të papranueshme. Është mirë që këto të jenë paralele. Njerëzit që duhet të ngrenë këto institucione duhet të jenë të përgjegjshëm dhe atë detyrë që kanë marrë përsipër ta çojnë deri në fund dhe ne të jemi konform ligjit.

Manja: Kam vënë një plan hetimi që duhet ta miratojmë sot. Ne duhet të ecim paralel me këtë plan veprimi. Nuk po themi që do ta mbyllim veprimtarinë më 9 tetor pa ardhur opinioni i Kom të Venecias. nëse opinioni nuk k ardhur deri në këtë datë do jetë ky komision që do i drejtohet Kuvendit për zgjatje të afatit të hetimit.

Në votë do të hidhet plani i hetimit me këto hapa që kam propozuar.

Alimadhi: Të presim ngritjen e Gjykatës Kushtetuese pasi veprimet i mohojnë Presidentit të drejtën e mbrojtjes.

Hysi: Projekti është shumë mirë i hartuar. Komisioni thirrjen e dëshmitarëve mund ta bëjë me ndihmë të ndërmjetme dhe pas dëshmive ndoshta mund të dalin dhe persona të tjerë që duhet të pyeten. Por të paktën në planin e hetimit të përcaktohen datat. Ngritja e Gjykatës Kushtetuese nuk e pengon punën e këtij komisioni. Nëse kërkesa për këtë komision është miratuar nuk ka pengesa dhe nuk varemi as nga ekzekutivi as nga Kushtetuesja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb