TIRANË- Ashtu si çdo vit, edhe Kreu i Shtetit Bujar Nishani ka urur të gjithë shqiptarët dhe bashkëkombasit kudo që jetojnë për Vitin e Ri 2015.

Në urimin e tij është përmendur edhe cilido që është mik në tokën shqiptare, por edhe gjithë trupa diplomatike. “Paçi gjithnjë dashuri dhe harmoni. Është ky urimi im në këtë vigjilje”.

Në mesazhin e tij Nishani shtoi se, ‘Magjia e kësaj feste ndjehet më fortë tek fëmijët ndaj ju shpreh urimet më të dashura që jeta e tyre të jetë sa më e begatë”.

Por vëmendja e Presidentit shkoi sot edhe për njerëzit që gjenden në vështirësi. “Vendi ynë ka ende shumë njerëz që gjendjen në vështirësi shpirtërore e meateriale sot jam pranë tyre e solidar me ta, pranë të moshuarve, prindërve që si kanë fëmijët pranë, të papunëve atyre që janë në spitale, iu uroj një vit më të mire. Urim të veçantë për ushtarakët e familjet e tyre”, tha Nishani.

Ndërsa duke u ndalur tek politika, Presidenti kërkoi që Parlameti të jetë salla ku palët dialogojnë, ku dëgjohet zëri I të gjithëve dhe miratohen reforma afatgjata.

“Viti 2014 ishte domethënës, ajo që spikat ishte marrja e statusit, vëmendjes së Europës ndaj Shqipërisë i përgjigjet dëshira e shqiptarëve për tu integruar, e tillë të jetë sjellja e politikanëve. Të rikthehet dialogu i munguar, parlamenti të jetë zëri i të gjithëve, jo i një pjese, të miratohen reforma të thella e aftagjata”, tha Nishani.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: