PALESTINË-Presidenti palestinez, Mahmud Abbas deklaroi sot se pranonte për të bashkëpunuar me çdo qeveri izraelite që pranonte një shtet palestinez përkrah Izraelit, në ndërkohë që kryeministri izaelit, Benjamin Netanyahu është praktikisht duke formuar qeverinë e ardhshme të vendit pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të së martës.


Nabil Abu Rudeina, zëdhënës i presidentit palestinez, tha në një komunikatë se pak i interesonte se cili do ishte kryeministri i ardhshëm i Izraelit, pasi ajo që i interesonte më shumë ishte gjetja e një marrëveshjeje për ekzistencën e dy shteteve, me Jeruzalemin kryeqytet të Palestinës.


”Mbi këtë bazë, ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me çdo qeveri izraelite”, shtoi ai.


”Pa këto angazhime, procesi i paqes nuk do të ketë shans”, theksoi Rudeina.

Të hënën, përgjatë orëve të fundit të fushatës së tij elektorale, Netanyahu premtoi ndalimin e krijimit të shtetit palestinez.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: