Qeveria e Venezuelës tha në një deklaratë të hënën se do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Paraguajin dhe do të largojë diplomatët e saj nga vendi tjetër i Amerikës së Jugut, një ditë pasi presidenti paraguaian Santiago Pena shprehu mbështetjen për opozitën e Venezuelës.

Ky vendim vjen disa ditë përpara se presidenti venezuelian Nicolas Maduro të inaugurohet për mandatin e tij të tretë, pas zgjedhjeve të kontestuara të korrikut që ai dhe ish-kandidati i opozitës Edmundo Gonzalez pretendojnë se i kanë fituar.

“Unë kam biseduar me Gonzalezin dhe jam i  përkushtuar për të ndihmuar në rivendosjen e  demokracisë në Venezuelë.” theksoi Pena.

Presidenti , i cili është në mesin e disa liderëve botërorë, duke përfshirë presidentin e SHBA Joe Biden, i cili e konsideron Gonzalez-in si presidentin e zgjedhur të Venezuelës.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb