Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se presidenti Ilir Meta ka lajmëruar një video për rast të dyshuar korrupsioni.

Gjekmarkaj u shpreh se ajo që po bën Meta është se po mbron thjesht Kushtetutën, nga sulmet që i bëhen asaj.

Meta ka thënë se do të nxjerrë një video, pavarësisht se duket cinike, pasi vetë është gjykuar nga një video, por duhet thënë se një gjykatë shqiptare e ka shpallur atë të pafajshëm. Unë mendoj se presidenti po mbron Kushtetutën, me mënyrën sesi ai është sjellë.

Nuk mendoj se është faji i Ilir Metës nëse këto degradojnë deri në atë pikë, sa dërgojnë një zonjë të nderuar dhe profesionale të betohet zgërqeve të Tiranës, ku mungon simboli i shtetit. Kjo mendoj se ka hyrë në historinë e shakave europiane.”, tha Gjekmarkaj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: