Kroacia do të mbajë zgjedhjet presidenciale gjatë këtij viti, ndërsa presidenti në detyrë Zoran Milanoviç ka zgjedhur një slogan të pazakontë për fushatën e tij.
Milanoviç ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me sloganin “Presidenti për president”.
“Kroacia që mendon për veten dhe mbron interesin personal duhet të jetë gjithashtu një shtet që respekton të gjithë qytetarët e saj dhe ku të gjitha institucionet shtetërore janë në shërbim të popullit kroat dhe jo të individëve. Prandaj, mbrojtja e sovranitetit kroat, mbrojtja e institucioneve kroate dhe, më e rëndësishmja, kujdesi për njerëzit kroatë kanë qenë dhe mbeten prioritetet e mia”, shkroi Milanoviç.
Qeveria kroate ka marrë vendimin zyrtar që zgjedhjet presidenciale, të tetat që nga pavarësia, të mbahen më 29 dhjetor.