PERU

Ish-presidenti i Perusë Alan Garcia vdiq nga një plagë vetëvrasëse në kokë ndërsa policia po përgatitej ta arrestonte atë për akuza korrupsioni të mërkurën.

Vdekja e tij u konfirmua nga Presidenti aktual Martin Vizcarra, i cili shprehu ngushëllimet e tij në Twitter.

“I shkatërruar nga vdekja e ish-presidentit Alan Garcia, i dërgoj ngushëllimet e mia familjes dhe të dashurve të tij”, shkroi Vizarra.

Garcia u akuzua për korrupsion, ndërsa vazhdimisht kishte mohuar akuzat e bëra kundër tij.  Ai ishte 69 vjeç dhe ndërroi jetë në Lima, kryeqytet i vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb