TIRANË

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda, i ftuar nderi në samitin e Brdo-Brijunit tha se detyra e Brukselit është të mbështesë integrimin e vendeve të Ballkanit, duke u shprehur haptas pro çeljes së negociatave.

Në fjalën e tij para liderëve të rajonit, Duda foli për zhvillimet në rajon dhe rekomandoi dialog mes liderëve.

“Ky takim ishte i paraprirë nga një vizitë të ministrave të jashtëm ne Varshavë. Unë bisedova me ta dhe diskutuam situatën e të rinjve në këtë pjesë të Europës. Takimi i sotëm ishte paraprirë nga vizita ime një muaj më parë në Bosnje e Sarajevë.

Kemi ndarë një pjesë të historisë së tyre në vitet e fundit. Kemi ndarë këtë histori me vendet e tjera. Anëtarët e BE-së janë të zotët e dialogut. Të gjitha çështjet duhet të zgjidhen përmes dialogut mes liderëve”, u shpreh presidenti polak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb