Presidenti rus, Vladimir Putin, mësohet se i ka bërë një dhuratë shumë personale Donald Trump, duke ia paraqitur atë të dërguarit special të Trump Steve Witkoff javën e kaluar.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk tha se çfarë ishte dhurata, por sipas mediave amerikane, Vitkov tha se ishte një portret i Trump, i pikturuar nga një artist i shquar rus.
Zëdhënësi i Kremlinit tha se ekziston një dëshirë dhe gatishmëri si në Rusi ashtu edhe në SHBA për të bërë përparim në rrugën drejt një zgjidhjeje paqësore të luftës në Ukrainë.
“Kjo ka të bëjë me aspekte të ndryshme, të cilat do të diskutohen në negociatat në Riad ndërmjet përfaqësuesve rusë dhe amerikanë”, theksoi ai.
Sipas tij bisedimet, në Riad do të fokusohen në sigurinë e transportit detar në Detin e Zi, veçanërisht për dërgesat e grurit ukrainas. Rusia anuloi marrëveshjen e mëparshme të Detit të Zi me arsyetimin se po shkeleshin interesat e saj.
(BalkanWeb)