RUSI – Presidenti rus Vladimir Putin pohon më në fund se është i dashuruar. Putin, i cili është i divorcuar, la të kuptohet gjatë një konference shtypi më 18 dhjetor se ai ishte në një marrëdhënie romantike.

Kur një gazetare e pyeti Putin për jetën personale, ai tha se një pyetje e ngjashme i ishte bërë edhe nga një mik në Europë, që donte të dinte “nëse doja dikë”. Putin tha që iu përgjigj mikut “Po” dhe përsëri i tha “Po”, kur miku pyeti nëse dashuria ishte reciproke.
“Çdo gjë është OK”, tha Putin. Megjithatë, 62-vjeçari Putin nuk e përmendi emrin e të dashurës së tij.

Në vitin 2008, një gazetë në Moskë njoftoi se Putin ishte gati për t’u martuar me Alina Kabajevën, një ish-gjimnaste olimpike, por Putin e dënoi lajmin me ashpërsi dhe e konsideroi si ndërhyrje në jetën e tij private dhe ca më pas, gazeta u mbyll.

Putin dhe gruaja e tij Ludmilla thanë vitin e shkuar se martesa e tyre 30-vjeçare mori fund dhe në prill, zëdhënësi i tij njoftoi se divorci ishte kryer. Megjithatë, Presidenti rus tha se se ka një marrëdhënie të mirë e miqësore me Ludmillën.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb