Pas aludimeve të shumta dhe zërave për një anulim, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar sonte në Beograd se gjatë fundjavës do ta vizitojë Kosovën.

“Këto ditë kanë qenë shumë të vështira për popullin tonë në Kosovë por edhe për ne që i përfaqësojmë. Gjithçka është e vështirë madje edhe presioni ndaj Listës Serbe”, ka shtuar Vuçiç.

Pas paralajmërimit të Prishtinës zyrtare se nuk do të lejohet ta vizitojë liqenin e Ujmanit, në Beograd kishin filluar të qarkullojnë thashetheme se Vuçiç do ta anulonte vizitën e shumëpërfolur.

Megjithatë ai e konfirmoi se nesër do të udhëtojë drejt Kosovës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb