SERBI– Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka deklaruar se vendi i tij do të insistojë në paqe me Kosovën dhe respektim të marrëveshjeve që janë arritur në Bruksel mes Serbisë dhe Kosovës, “por vetëm në qoftë se të dyja palët e bëjnë këtë”.

Nikoliç ka thënë se Serbia do ta vazhdojë dialogun dhe se nuk do të jetë ajo që do ta ndërpresë. “Dëshirojmë paqe dhe ne nuk do të rrezikojmë”, tha Nikoliç për “Sputnik”, transmeton Telegrafi. Presidenti serb tha e “Shqiptarëve do t’u themi hapur se respektimi i marrëveshjeve është kusht për paqe, ndërsa përfaqësuesve të BE-së do t’u themi se e kanë për obligim që të jenë të parapërgatitur”.

“Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë të ndalojnë/stopojnë cilindo aksion, i cili kërcënon në mënyrë direkte paqen dhe sigurinë e të gjithë banorëve të Kosovës dhe Metohisë”, ka thënë Nikoliç.
Pas ndalimit të trenit serb me simbole nacionaliste në kufirin Kosovë-Serbi,, presidenti serb kërcënoi se në Kosovë do të dërgonte ushtrinë serbe.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: