SERBI- Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, ka deklaruar se Serbia nuk duhet të plotësoj në tërësi kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare për eliminimin e strukturave paralele në Kosovë.

“Mendoj se nuk duhet të pranohet kjo pikë nga Brukseli, që të eliminohen të gjitha strukturat paralele të Serbisë në pjesën veriore të Kosovës, pasi mua më duket se kjo paraqet tërheqje nga parimet që i kemi pranuar”, tha Nikoliç për televizionin beogradas, Pink.

Duke e arsyetuar platformën e tij për Kosovën, të cilën duhet ta paraqesë para opinionit, Nikoliç ka vlerësuar se Bashkësia e komunave serbe nuk duhet konstituuar sipas ligjeve të Kosovës. Më tej, Nikoliç ka theksuar se kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e pret mbledhje e vështirë në Bruksel, në fillim të muajit shkurt.

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka deklaruar se Serbia nuk duhet ta plotësoj në tërësi kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare për eliminimin e strukturave paralele në Kosovë.
“Mendoj se nuk duhet të pranohet kjo pikë nga Brukseli, që të eliminohen të gjitha strukturat paralele të Serbisë në pjesën veriore të Kosovës, pasi mua më duket se kjo paraqet tërheqje nga parimet që i kemi pranuar”, tha Nikoliç për televizionin beogradas, Pink.

Duke e arsyetuar platformën e tij për Kosovën, të cilën duhet ta paraqes para opinionit, Nikoliç ka vlerësuar se Bashkësinë e komunave serbe nuk duhet konstituuar sipas ligjeve të Kosovës.

Më tej, Nikoliç ka theksuar se kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e pret “mbledhje e vështirë” në Bruksel, në fillim të muajit shkurt.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb