BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, tha sot se vendi i tij mund të bëhet mbështetëse e Kinës në Evropë dhe partnere e saj i rëndësishëm për të ardhmen.

Këto komente ai i ka bërë në bisedë me udhëheqësin e Qendrës për hulumtime të zhvillimit të qeverisë së Kinës, Li Vei, në Beograd. Siç është kumtuar pas këtij takimi, Nikolliç i ka thënë zyrtarit kinez se e ka gëzuar mbështetja e Kinës për kandidatin e Serbisë për sekretar të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Vuk Jeremiç, transmeton REL.

Li tha se shpreson se do të ketë angazhim maksimal në mënyrë që potencialet e dy vendeve në tërësi të shfrytëzohen.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: