SERBI-Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, ka shprehur sërish frikën nga krijimi i Shqipërisë së Madhe.

Gjatë një takimi me Shefen e Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini, ai deklaroi se një realitet i tillë është i papranueshëm për Serbinë.

“Shqipëria e Madhe po krijohet para syve tanë. Përfaqësuesit shqiptarë erdhën në Serbi dhe na provokuan pa pasoja. Imagjinoni se çfarë mund të kishte ndodhur nëse do të krijoheshin institucione të ngjashme me Republikën Serbe (në Bosnjë)? Përpjekja për të krijuar Shqipërinë e Madhe është e papranueshme”, ka thënë Nikoliç.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: