Peter Sorensen i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, është takuar  me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Beograd.

Pas takimit, presidenti serb përmes një shkrimi takimin e konsideroi si të hapur dhe të drejtë.  Ai tha se i ka shprehur Sorensit shqetësimet për situatën e serbëve në Kosovë.

Tutje, ai theksoi se formimi i Asociacionit është parakusht për fillimin e normalizimit thelbësor të marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve.

“E njoftova me problemet me të cilat ballafaqohet “populli ynë” në Kosovë. Shpreha shqetësimin e veçantë për pozitën e vështirë të serbëve në Kosovë për shkak të veprimeve të shumta të përshkallëzuara, të njëanshme dhe të dhunshme nga Prishtina. Theksova gjithashtu pengesat e vazhdueshme që po kryen Prishtina në procesin e dialogut dhe ritheksova se formimi i Asociacionit është parakusht për fillimin e normalizimit thelbësor të marrëdhënieve”, ka shkruar Vuçiqi në Instagram.

Kreu i qeverisë serbe theksoi se Serbia është e gatshme për një dialog konstruktiv që mund të sjellë paqe në Ballkanin Perëndimor.

“Theksova pritjen se BE-ja do të rrisë angazhimin e saj dhe do të mbajë një rol të paanshëm në këtë proces. Përsërita qëndrimin e Serbisë se vetëm dialogu konstruktiv dhe zgjidhjet kompromisi mund të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, përfundoi ai

Vizita e Sorensenit në Serbi ka ardhur pas vizitës së tij në Kosovë javën e kaluar, por deri tani, nuk janë bërë publike qëndrimet e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb