BEOGRAD– Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar sot se pajtohet për ripërcaktim të kufijve me shqiptarët në Kosovë.

“Unë pajtohem dhe kjo është politika ime, për ridefinim të kufijve me shqiptarët. Kështu që ne ta kemi territorin për të cilën nuk dihet se kush si e trajton dhe çfarë i takon dikujt. Kjo është gjithmonë potencial për përleshje”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka shtuar se nuk mund të flasë se për çfarë po bisedon me shqiptarët e Kosovës, sepse kjo do të zbulonte kartat e Serbisë në bisedime, shkruajnë mediat kosovare.

Vuçiç ka sqaruar edhe se marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë një pako gjithëpërfshirëse e cila nuk është aq e lehtë dhe e thjeshtë sa disa e mendojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb