Me 97 vota pro dhe 4 abstenim, Parlamenti miratoi në seancë të jashtëzakonshme pr/ rezolutën për shmangien e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e gjykatës kushtetuese. Nga 102 deputetë të pranishëm në sallë, dy prej tyre nuk morën pjesë në votim.

Përmes kësaj pr/rezolute, Kuvendi i kërkon Presidentit të reflektojë dhe të respektojë vetëm kompetencat që i njeh Kushtetuta.



Mazhoranca përmes kësaj rezoluite shprehet se nuk pajtohet aspak me vendimet e kreut të shtetit. Për shumicën politike, Arta Vorpsi është anëtarja e ligjshme e Gjykatës Kushtetutese, e dalë nga lista e kandidatëve që i takonte Presidentit të Republikës. Vorpsi edhe pse nuk u dekretua nga Presidenti, sipas mazhorancës fitoi të drejtën për të qenë gjyqtare në Kushtetuese, falë mekanzimit zhbllokues, sipas të cilin nëse Presidenti nuk shpall dekretim brenda 30 ditëve, atëherë ai që është renditur i pari në listë, automatikisht bëhet anëtar i Gjykatës.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb