Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ftuar në emisionin ‘Open’ tregoi disa detaje nga takimi me krerët europianë në takimin e Berlinit. Ai deklaroi se ishte  tmerruar nga takimi, pasi krerët europianë nuk ishin koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me planin e bisedimeve për Kosovën.

Sipas Presidentit Thaçit, nuk mundet të ketë zgjidhje të krizave në Kosovë dhe në Ballkan pa pjesëmarrjen e SHBA-ve.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb