Presidenti Ilir Meta në konferencën e sotme të jashtëzakonshme tha se ka bërë të pamundurën për të zgjidhur krizën politike në vend.

Madje tregoi se kishte zhvilluar edhe një drekë sekrete me kryeministrin Rama na Pallatin e Brigadave pak ditë para se të shfuqizonte datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Kemi pasur një drekë sekrete, e fundit para 10 ditësh në Pallatin e Brigadave ku kemi biseduar dhe ai e di shumë mirë sa i shqetësuar jam unë për këtë situatë dhe tejkalimin e saj. I takonte atij të kërkonte datë tjetër për zgjedhjet”.

Meta sqaroi se: “Që në 24 maj dhe publikisht kam shprehur gatishmërinë time për t’i shërbyer një zgjidhje pas dakordësimit të palëve për të shfuqizuar datën 30 qershor e për të gjetur zgjidhje për një datë tjetër. Kjo kërkesë e imja nuk ka funksionuar, dhe dy tre ditë para se të merrej ky vendim Rama ka qenë ne TV dhe ka bërë të qartë se nuk e vë në diskutim 30 qershorin. S’kam bërë tentativë për të komunikuar me të atë ditë. Më pas më ka nderuar duke vizituar Skraparin. E vërteta është se kam bërë përpjekje për të komunikuar me Ruçin, por ka qenë duke udhëtuar drejt Tepelenës, kjo është historia pse Rama s’ka qenë i surprizuar. Mëgjithatë ka kohë të reflektojë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb