Donald Trump u shpreh sot se ka shumë alternativa për t’iu përgjigjur Iranit, pas sulmeve të së shtunës mbi rafineritë saudite të naftës në Teheran.

“Ka shumë mundësi, ekziston alternativa e fundit, por edhe alternativa shumë më të ulëta se kaq”, tha për gazetarët presidenti amerikan, duke aluduar për një përgjigje të mundshme ushtarake ndaj Iranit.

Trump theksoi gjithashtu se hollësitë e sanksioneve të reja kundër regjimit islamik do të sqarohen brenda 48 orëve./ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb