Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar të hënën se taksa shtesë do vendosen në produktet kineze nëse presidenti kinez Xi Jinping nuk merr pjesë në takimin e liderëve të G-20 këtë muaj.

Kur u pyet nëse taksat do rriteshin menjëherë pas samitit Trump tha se masat do vendoseshin menjëherë.

Kjo deklaratë vjen pasi që një marrëveshje nuk po mund të arrihet mes dy taboreve. Trump kavënë taksa 10% deri në 25% mbi produktet kineze, ndërsa edhe Kina ka vendosur tarifa mbi disa produkte amerikane.

Ishte paraparë që Trump të takohet me Xi në këtë event dhe të bisedonin rreth marrëveshjes tregtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb