SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi të premten se do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, një procedurë e veçantë për të financuar murin që ai ka premtuar në kufirin meksikan, duke hapur një betejë të ashpër gjyqësore me kundërshtarët e tij.

“Të gjithë janë të vetëdijshëm se muret funksionojnë”, tha Trump nga kopshti i Shtëpisë së Bardhë, pasi përmendi një pushtim nga emigrantët me dokumente të parregullta.

Kjo procedurë e lejon teorikisht të anashkalojë Kongresin për të zhbllokuar fonde federale kryesisht të destinuara për Pentagonin, për ndërtimin e veprës kryesore kundër emigracionit të paligjshëm.

Krerët e opozitës demokrate e denoncuan menjëherë si një iniciativë antikushtetuese. Ata mohuan ekzistencën e një emergjence humanitare apo në aspektin e sigurisë në kufi, duke imponuar një masë të tillë ekstreme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb