Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, reagoi ndaj vrasjes së shtetases turke Ayşenur Ezgi Eygi nga forcat izraelite gjatë një proteste paqësore në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

“Dënoj intervenimin barbar të Izraelit kundër protestës paqësore kundër okupimit në Bregun Perëndimor”, u shpreh presidenti Erdogan.

Ai gjithashtu tha se “ne do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje në çdo platformë për të mbajtur përgjegjës Izraelin para ligjit për krimet e tij kundër njerëzimit”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb