Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur pak më parë në aeroportin e Rinasit, për një vizitë disa orëshe në Tiranë, ku do të inaugurohet edhe Xhamia e Namazgjasë.

Erdogan u prit nga ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani, i cili ka ndarë në rrjetin social “X” edhe një foto nga momenti.

“Mirëseerdhe zoti President”, shkruan Hasani.

Presidenti Erdogan, do të zhvillojë takim me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Më pas ai do të ketë një konferencë për mediet me Ramën, ndërsa në orët e pasdites do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.

Drejtoria e Policisë Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka marrë një sërë masash të detajuara ku do të ketë edhe bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë vizitës në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: