Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pritet të vizitojë Sirinë, tha në një deklaratë i ngarkuari i përkohshëm me punë i Turqisë në Siri, Burhan Koroglu .
Koroglu tha se Erdogan po shqyrton një vizitë në Siri pas ministrit të Jashtëm Hakan Fidan. Megjithatë, diplomati nuk bëri të ditur datën e udhëtimit të mundshëm të Erdoganit.
Duke folur për epokën e re në Siri, Burhan Koroglu tha se marrëdhëniet Turqi-Siri do të jenë të ngjashme me ato të periudhës osmane.
Disa ditë më parë Erdogan njoftoi se Fidan do të shkonte në Damask. Para kësaj, kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës, Ibrahim Kalin, kishte vizituar Sirinë.
(A.A/BalkanWeb)