BRITANI E MADHE

Sot është dita e dytë e vizitës së presidenti të SHBA-veTrump dhe bashkëshortes së tij, Melania në Mbretërinë e Bashkuar. Mbrëmjen e kaluar Trump ka qenë i pranishëm në një banket të shtruar nga Mbretëresha Elisabeth me rreth 130 të ftuar.

Çdo gjë shkoi për mrekulli, por një video e Trump gjatë banketit po bën xhiron e rrjetit. Ndërkohë që Mbretëresha Elisabeth mbante një fjalim, presidenti është shfaqur duke dremitur. Në video dukej Trump që përpiqej t`i mbante sytë hapur më shumë vështirësi. Videoja u bë virale dhe reagimet ishin të shumta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb