Në konferencën “Fuqia e Grave në Politikë”, Rosalia Biro, Presidente e EPP Women dhe e Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare, shprehu mirënjohjen për mundësinë e diskutimit mbi fuqinë e grave në politikë dhe rëndësinë e tyre në zhvillimin e proceseve vendimmarrëse.
Ajo theksoi se ky takim është shumë më tepër se një ngjarje e thjeshtë; është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin mbi angazhimin e grave në politikat që formësojnë të ardhmen e shoqërive tona.
Biro vuri theksin në rolin themelor të grave në politikë për krijimin e një të ardhmeje më të drejtë dhe më të barabartë, ku mundësitë dhe përgjegjësitë ndahen në mënyrë të barabartë mes grave dhe burrave.
Ajo gjithashtu nënvizoi se puna dhe angazhimi i Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare janë një shembull i shkëlqyer i asaj që mund të arrihet kur gratë marrin një rol aktiv në proceset politike.
Për më tepër, Biro theksoi se ky takim është një mundësi për dialog dhe shkëmbim idesh, si dhe një hap i rëndësishëm për të hapur dyer për një të ardhme ku gratë janë plotësisht të përfshira dhe mund të ndikojnë drejtpërdrejt në vendimmarrje.