Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. është takuar ditën e sotme me presidentin e Sirisë së lirë, Ahmed al Sharaa, ku diskutoi në lidhje me bashkëpunimin e dy vendeve.
Postimi i Osmanit në rrjete sociale:
Populli i Kosovës dhe populli i Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale e gjenocidale, në luftën e tyre për të qenë të lirë.
Sot, me Presidentin e Sirisë së lirë, z. Ahmed al Sharaa, kishim takimin tonë të parë për të hapur kapituj të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona.
Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen, e sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike.
(BalkanWeb)