PRISHTINE- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, do t’u adresohet sot prej orës 10:00 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me fjalimin e saj vjetor, ndërkaq në orën 13:00, Kuvendi do të mblidhet serish në seancë plenare, në të cilën do të procedohet me formimin e komisioneve parlamentare, shkruan gazeta Express.
Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të mbajtur një ditë më parë.

Kryesia u pajtua që sipas vendimit të mbledhjes së kaluar të saj, në seancë të shkohet me dy propozime: fillimisht me 14 komisione, ndërsa në rast se ky propozim nuk merr votat e mjaftueshme, të procedohet me propozimin e dytë, me 13 komisione.

Nga sot deputetët e rinj do të zëvendësojnë ish-deputetët që kanë marrë pozita në kabinetin qeveritar. Këta deputetë janë certifikuar të mërkurën, në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: