Gjatë vizitës në Kosovë, shefja e diplomacisë finlandeze Elina Valtonen është pritur sot në takim nga presidentja Vjosa Osmani. Osmani tha në takim se Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura në mbrojtjen e vlerave evropiane.

“Në takim me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e falënderova për mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën në çdo etapë, përfshirë procesin e shtetformimit, shtetndërtimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Do të vazhdojmë angazhimin për forcimin e raporteve tona ndërshtetërore”, ka shkruar e para e vendit në një postim në Facebook.

Në kuadër të vizitës në Kosovë, shefja e diplomacisë finlandeze Elina Valtonen është pritur në takim edhe nga homologia e saj Donika Gërvalla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: