Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione që po mbahet në Mal të Zi, ka thënë se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës janë të padrejta dhe po e dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës.
“Në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat, theksova se masat e padrejta të BE-së kundër Kosovës po dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës, përkundër faktit që Republika e Kosovës është 100% e linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Mbështetja e BE-së duhet të shkojë aty ku ka përkushtim të vërtetë për integrim evropian, për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejta të njeriut, dhe jo tek satelitët e Putinit të cilët në mënyrë aktive punojnë drejt destabilizimit të të gjithë rajonit tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
(BalkanWeb)